Uji Dea

Vazhdon realizimi i projekteve në asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Në fshatin Tërpezë është duke u punuar në asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagjet e këtij lokaliteti. Aktualisht po vazhdojnë punimet për asfaltim të rrugëve Hajrë Hajra 1, rruga Hajrë Hajra 2, Qendra e fshatit ku përfshihen 5 rrugë, rruga Lindje etj.

Ndërkohë, në Budrikë është duke u realizuar projekti i rregullimit të trotuarit nëpër rrugën qendrore të fshatit.

RCCOLA

Realizimin e punimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka vizituar këto dy lokalitete, me që rast është shprehur me dinamikën e punimeve që po zhvillohen aty./rajonipress/