Vazhdon procesi i zgjedhjeve në këshillat lokale në Kamenicë
Kamenicë – Komisioni komunal ka vazhduar me organizimin e mbajtjes së zgjedhjeve të këshillave lokale në shumë lokalitete. Procesi i këtyre zgjedhjeve po shkon mbarë dhe sipas orarit të paraparë thonë zyrtarët komunal.
Janë zgjedhur kryetarët dhe anëtarët edhe në këto lokalitete:
Roganë: kryetar Hamdi Kryeziu,
Poliçkë: kryetar Ibrahim Shurdhani,
Shipashnicë e Epërme:kryetar Ilmi Dërmaku,
Shipashnicë e Poshtme:kryetar Asllan Dërmaku,
Karaqevë e Poshtme: kryetar Selver Lenjani,
Hogosht: kryetar Haqif Agaj,
Krilevë: kryetar Kujtim Demolli,
Busavatë: kryetar Burim Prekorogja,
Muçivërc: kryetar Albert Thaqi,
Tugjec: kryetar Heset Berisha,
Kopërnicë: kryetar Azem Zylfiu.
Ditëve në vijim do të vazhdohet edhe nëpër lokalitetet e tjera sipas orarit të paraparë, ftojmë qytetarët që të marrin pjesë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këshilla lokale./rajonipress/


