Vazhdon fuqizimi i AKR në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të dielën është mbajtur Kuvendi zgjedhor i lagjes “Kodra e Dëshmorëve II” ku pjesëmarrja ishte e madhe, që tregon qartë se AKR është në një rrugëtim të mbarë me mbështetje të gjerë dhe masovike nga qytetarët ane kënd vendit thotë Arianit Ibrahimi.

Punimet e kuvendit i hapi Nënkryetari i parë i Degës z.Nuhi Nuhiu, ku mes tjerash i uroj mirëseardhje të gjithë aderuesve të rinjë që zgjedhën AKR-në si subjektin ma të besueshëm dhe ma me vlera në skenën politike të vendit që t`i bashkohen.”Ne jemi e vetmja shpresë në sytë e qytetarëve që besojnë se do ta bëjmë ndryshimin e komplet të kësaj gjendje të mjeruar thuajse në çdo nivel të jetës, kemi udhëheqësin z.Behgjet Pacolli i dëshmuar ndërkombëtarisht për sukseset e tij në sferën e biznesit dhe që e dinë se si të dilet nga kjo gjendje dhe është i vetmi lider Kosovar që i ka ofruar qytetarit programin ekonomik për zhvillimin e vendit, hapjen e vendeve të punës, rritjen e investimeve ndërkombëtare, mirëqenie më të mirë sociale për të gjithë, të gjitha këto ne na favorizojnë karshi të tjerëve në arritjen e suksesit se kemi çka i ofrojmë, japim qytetarëve atë që qe shumë vite janë duke e pritur dhe janë zhgënjyer tej mase nga kjo kastë politike që vetëm se premtojnë dhe nuk konkretizojnë asnjëherë diçka në favor të qytetarëve” ka thënë Nuhiu.

Monitorues nga qendra ishte Tefik Ibrahimi, ku me një fjalë rasti tha : “Ju falënderoj përzemërsisht që edhe në një kohë me kushte klimatike jo të mira gjetët kohën që sot të jeni këtu në numër kaq të madh. Unë ndihem i entuziazmuar me praninë e juaj, keni bërë përzgjedhjen e duhur se AKR me në krye Presidentin Behgjet Pacolli shumë shpejt do të jetë në udhëheqje të vendit, është koha e fundit që qytetarët të kuptojnë se ka të radhiten dhe në kë të besojnë, kjo dëshmohet edhe sot këtu me pjesëmarrjen e juaj se jeni për ndryshim dhe që ka dhe shumë të tjerë që do të na bashkëngjiten”.

Fundamenti

Delegatë e kuvendit me aklamacion zgjedhën për Kryetar z.Ismet Halilin, po ashtu u miratua me shumicë votash edhe kryesia e prezantuar nga kryetari që do ta udhëheqin lagjen “Kodra e Dëshmorëve II” në emër të AKR-së./rajonipress/

1. Ismet Halili Kryetar
2. Liridona Zymeri Nënkryetar
3. Halil Halili Nënkryetar
4. Abedon Selmani Sekretar
5. Bekim Daku Anëtar i Kryesisë
6. Afrim Haliti
7. Dashnim Ibrahimi
8. Kujtim Islami
9. Endrit Arifi
10. Avdulla Zymeri
11. Ilir Halili