Vazhdon fuqishëm të masivizohet Forumi i Gruas në AKR e Gjilanit
Gjilan – Mbi 70-të aderime të reja janë prezantuar për herë të parë në degën e AKR-së në Gjilan në kuadër të Forumit të Gruas resor ky që sipas zyrtarëve të AKR-së çdo ditë po fuqizohet e masivizohet.
Të pranishmet i përshëndeti Kryetarja e Forumit të Gruas znj.Vjollca Gagica Matoshi e cila i falënderoj që kanë përzgjedh partinë e AKR-së, subjektin më serioz dhe me alternativën më të mirë për të gjithë qytetarët atë të zhvillimit ekonomik dhe që më së miri di ta realizoj Presidenti Behgjet Pacolli një biznesmen i përmasave botërore.
“Hapësirën për të vepruar dhe shfaqur idetë e juaja, brenda Forumit të Gruas do ta keni gjithmonë, ne do të funksionojmë të gjitha së bashku sikur një familje, do të ndërmarrim shumë aktivitete dhe organizime që do ta fuqizojnë edhe më tej Forumin e Gruas e do ta zgjerojmë me aderime të reja. Puna s`do të ndalet asnjëherë derisa dyert do t`i mbajmë të hapura t`i presim me ngrohtësi çdo ardhje të re” ka thënë Matoshi.
Në një fjalë rasti Aderimet e reja i përshëndeti edhe Kryetari i Degës së AKR-së z.Ismet Hajdini i cili ju uroj mirëseardhje të gjitha zonjave dhe zonjushave që sot iu bashkuan AKR-së dhe ju premtoi bashkëpunim të sinqertë, mbështetje të madhe nga Dega për të gjitha organizimet, aktivitetet që do t`i keni.
Edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës znj.Drita Maliqi, i falënderoj të gjitha gratë që sot për herë të parë aderuan në AKR duke ju uruar mirëseardhje dhe që të gjitha së bashku do të jenë zë i fuqishëm i përfaqësimit të grave në të gjitha vendimmarrjet e partisë po edhe më tej të qeverisjes lokale dhe nacionale të shtetit./rajonipress/


