FITORJA

Vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjitha bizneset që merren me tregtimin e karburanteve që nga muaji shtator i këtij viti, në bashkëpunim me operatorët e licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale (PEF) do të vazhdojë me shtrirjen e procesit të fiskalizimit. ATK është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor dhe plani strategjik i ATK-së.

“Kontribut të veçantë në ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të gjithë tatimpaguesit që i kryejnë obligimet e tyre tatimore, në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm në Kosovë.

FITORJA

Me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare të obligimeve nga tatimpaguesit, ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive dhe posaçërisht zbatimit të drejtë dhe të njëtrajtshëm të legjislacionit tatimor për të gjithë tatimpaguesit, ATK kërkon nga bizneset që deri tani kanë dështuar të fiskalizohen, ta përmbushin këtë detyrim (përfundojnë procedurat e fiskalizimit), në afatin sa më të shkurtër kohor.

ATK mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor, andaj, të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen kërkesës ligjore për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, do të jenë objekt i përndjekjes për shkelje penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.