Vazhdon degradimi i parkut të qytetit
Gjilan – Avokati Halit Azemi thotë se degradimi i parkut po vazhdon çdo ditë. Për këtë neglizhencë dikush duhet të japi llogari dhe ne banorët do të bëjmë një padi kundër organeve komunale. Kryeprokurori Jetish Maloku tha se ka caktuar një prokuror për tu marrë enkas me këtë rast.
Tashmë parku i qytetit është shndërruar në deponi të mbeturinave, por kjo nuk po paraqet kurrfarë problemi për zyrtarët komunal. Ky injorim dhe neglizhencë më së shumti po u kushton banorëve që jetojnë afër parkut të cilët thonë se tanimë është bërë jeta e padurueshme në atë pjesë.
Avokati Halit Azemi i cili edhe është banor në pjesën e parkut tha për rajonipress se do të dorëzojnë në prokurori një padi kundër zyrtarëve komunal për degradim të ambientit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.”Parku është shndërruar në deponi të mbeturinave derisa era dhe kundërmimi janë bërë ta padurueshme” u shpreh Azemi.
Ndërsa kryeprokurori Jetish Maloku tha se tashmë ka caktuar një prokuror enkas që të merret me këtë rast./rajonipress/


