Eko Higjiena

Vazhdon “dashuria e bjeshkëve të nemuna”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas plot 15 viteve, nëpërmjet skenarit për pjesën e dytë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, Ekrem Kryeziu ka vendosur t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta rreth fatit të Diellzës.

Xhirimet e filmit, që është kooproduksion i Top Channel dhe Shtëpisë Filmike Labia kanë filluar fundjavën e kaluar.

Ngjarja zhvillohet në Bjeshkët e Rugovës, kur ish-komandanti i UÇK, Samiri (Florian Agalliu), kthehet në Rugovë për të rivarrosur eshtrat e ish-bashkëluftëtarit të tij. Këtu ai fillon aventurën me Diellzën, e cila në pjesën e parë të filmit, pa dashje, ishte dashuruar në vëllanë e saj.

Uji Dea

Filmi i takon zhanrit aksion-romancë, dhe në pjesën e dytë e tij do të paraqitet edhe aktori i ndjerë, Faruk Begolli – rolin e të cilit do ta luaj ndonjëri nga aktorët e angazhuar. Sipas Kryeziut, Begolli do të paraqitet nëpërmjet një aktori 15-vjet më të vjetër.

Natyrisht, kryepersonazh edhe kësaj radhe mbetet Diellza Kolgeci, e cila tani interpreton femrën për të cilën do të zhvillohet një betejë e ashpër.

Xhirimet do të behen edhe në Shqipëri dhe SHBA. Filmi pritet të shfaqet në fillimin e vitit 2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.