ARKATANA

Vazhdojnë takimet për rregullimin e zonave kadastrale në Tërpezë dhe Sadovinë e Çerkezëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në kuadër të projektit për rregullimin e sipërfaqeve në zonat kadastrale Radivojcë, Sadovinë e Çerkezëve dhe Tërpezë, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kanë vazhduar takimet publike informuese me qytetarët.

Takime janë mbajtur edhe në Tërpezë dhe Sadovinë, ku qytetarët janë njoftuar nga afër me qëllimin dhe rëndësinë e këtij procesi.

Përfaqësuesit komunalë dhe zyrtari komunal pranë Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Viti, Fadil Hoxha, kanë theksuar nevojën për përfshirje aktive të qytetarëve, duke pasur parasysh sfidat ekzistuese si pronat e paregjistruara, trashëgimitë e pa formalizuara dhe ndryshimet në terren që nuk janë evidentuar në kadastër.

Mobi Casa

Në këto takime kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, të cilët kanë dhënë sqarime shtesë rreth procedurave dhe përfitimeve që sjell ky projekt.

U bë e ditur se projekti synon përmirësimin e gjendjes kadastrale, saktësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për qytetarët. Përmes tij pritet të krijohet një pasqyrë më e qartë dhe më e besueshme e pronave, duke lehtësuar njëkohësisht edhe procedurat administrative.

Shërbimet që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti do të jenë pa pagesë për qytetarët, duke paraqitur një mundësi të mirë për rregullimin e çështjeve pronësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.