Vazhdojnë takimet mobilizuese të PDK-së në Gjilan
Gjilan – PDK është duke zhvilluar takime intensive me qytetarët e Gjilanit, për ta prezantuar platformën e tyre fituese dhe zhvillimore për të gjithë qytetarët.
Në takimet e mbajtura me qytetarët e fshatit të Velekincës, Cërnicës dhe Kishnapolës, u rikonfirmua mbështetja e madhe për kandidatin e PDK-së z. Zenun Pajazitin.
Fryma pozitive, mirëpo edhe vullneti shumë i madh i të gjithë qytetarëve pa dallim, janë sinjalizues të qartë se pas pak ditësh, fitorja e PDK-së do të bëhet realitet.
Qytetarët e Gjilanit nuk janë të interesuar të falin besimin e tyre për një kandidat dembel e mos punëtor, e as të një tjetri arrogant dhe denigrues thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/


