Eko Higjiena

Vazhdojnë projektet infrastrukturore në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në komunën e Vitisë gjatë ditës së djeshme është asfaltuar segmenti i rrugës që lidh fshatrat Trestenik- Sadovinë e Çerkezve. Me këtë rast i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar këto punime ku edhe u prit nga banorët lokal të cilët e falënderuan atë për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe shtuan se rregullimi i infrastrukturës rrugore ka një rëndësi të veçantë për ta pasi që do ta kenë më të lehtë e më të sigurt qarkullimin për gjatë kësaj rruge.

Uji Dea

Kurse Kryetari Haliti u zotua se ai dhe qeveria komunale e Vitisë mbesin të përkushtuar që gjithmonë të realizojnë projekte të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune duke shtuar se ata do të investojnë në çdo lokalitet të kësaj komune. “Mbesim të përkushtuar të realizojmë projekte të ndryshme në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe atë pa dallime. Me të vërtetë me vjen mirë që ju qytetarët jeni të kënaqur me këto investime pasi që është edhe zotim i yni të realizojmë projekte që janë në interes të qytetarëve”, u shpreh Kryetari Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.