Vazhdojnë problemet për nxënësit e shkollës “Asllan Thaçi”, nuk mund të vazhdojnë shkollimin

Kamenicë – Selver Lenjani në emër të Bashkësisë Lokale të Karaqevës ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve qendrore për ta zgjidhur problemin e nxënësve të kësaj shkolle.

Letrat e Lenjanit dërguar institucioneve qendrore

Kërkesë për ministrin e arsimit
Zonja Arbërije Nagavci
1. Për presidenten e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.
2. Për kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti
3. Për kryeparlamentarin z.Glauk Konjufca

Të nderuara institucione më të larta të Republikës së Kosovës, lartpërmendur Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme kërkojmë nga ju institucionet që të na dilni në ndihmë nxënësve të Shkollës Fillore “Asllan Thaçi”.

Nxënësit kanë vijuar mësimin e vitit shkollor 2020\21, ku me ndihmën e ministres së arsimit znj. Arbërie Nagavci, e cila ju premtoi nxënësve dhe arsimtarëve që do të kryhet ky vit shkollor, por klasa IX akoma nuk i kanë marr dëftesat për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit, edhe pse nxënësit ju kanë nënshtruar provimit (testit) të semimaturës, të cilin e kanë kryer me sukses nxënësit e brezit kufitar (Karaçevë e Poshtme) , por ende nuk arritën të marrin dokumentet përkatëse për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit.Nuk arritën ende të marrin dëftesat e vulosura nga organet përkatëse. Pasi që është zhvilluar mësimi në kushte normale dhe është brengë shumë e madhe e Bashkësisë Lokale që nxënësit e këtij brezi kufitar të mbeten rrugëve të Karaçevës, sespse nuk kanë arritur të regjistrohen dhe të vazhdojnë mësimin e mëtutjeshëm.

-Vallë e nderuara zonja Nagavci, kemi nderin dhe respektin se i premtuat shumë brezit kufitar për këta nxënës që të vazhdojnë mësimin, por nuk e realizuat premtimin.

E nderuara presidente e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.
I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti,
I nderuar kryeparlamentar z.Glauk Konjufca, të nderuara institucione të lartpërmendura, A keni nxënës të familjarëve tuaj dhe a do ua vërtetonit atyre këto dokumente apo do ua ndërprenit edhe atyre shkollimin? Mbi 10 nxënës të klasës IX të Shkollës Fillore “Asllan Thaçi” nuk arritën të vazhdojnë mësimin e mëtutjeshëm. Nuk e kanë merituar këta banor që fëmijëve të tyre tu mbyllet shkolla dhe mos t’iu vazhdohet mësimi.
Sepse edhe me konventën ndërkombëtare (ligjet ndërkombëtare) është e vërtetuar që shkolla fillore është e garantuar me ligj.
Bashkësia Lokale me këta nxënës s`kemi për të lënë gur pa lëvizur për tua siguruar dokumentin përkatës,të cilit këta nxënës ia kanë bërë mundin.
Si Bashkësi Lokali i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë delegatëve që të na dalin në ndihmë për vërtetimin e dokumentacionit përkatës (dëftesat).
U bëjmë thirrje edhe Grupit të Kuintit dhe gjithë ambasadorëve te akredituar në Republikën e Kosovës,i bëjmë me dije edhe BE-së që t’na dalin në ndihmë.
Si Bashkësi Lokale nuk na ka mbetur gjë tjetër, kemi ngritur duart nga gjitha institucionet dhe kërkojmë ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi pasi nuk ka gjë më prekëse sesa të mbyllen shkollat dhe nxënësit të mos mund ta vazhdojnë mësimin. Mbesim me shpresë se kjo kërkesë të merret parasysh sa më shpejt nga institucionet e larta.

Me respekt për të gjithë nga Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme
Kryetari i Bshkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme: Selver Lenjani

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS