ARKATANA

Vazhdojnë pamjet e zymta të Gjilanit “Evropian”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilani evropian tashmë është shndërruar në qytet të mbeturinave dhe deponive të vogla. Kudo has papastërti, rrugë të pa pastruara nga bora, qenë endacak me bollëk. E tërë kjo erdhi nga papërgjegjësia totale që ka shfaqur Lutfi Haziri dhe kompania “Eco Higjiena” duke mos u marr seriozisht me funksionalizimin e mirëmbajtjes.

Qytetarët e Gjilanit asnjëherë që nga pas lufta nuk e kanë përjetuar një terror psikologjik se sa kjo e javës së fundit. Gjilani dhe qytetarët e saj nuk e kanë merituar një poshtërsi të tillë, aq më parë kur obligimet i kryejnë me rregull.

Lutfi Haziri u tregua i dobët, i papërgjegjshëm skajshmërisht karshi problemit real që pati. Ikja e tij nga realiteti dhe mos marrja direkte me problemet e “Eco – Higjienës” bëri që situata të eskalojë dhe kaosi të mbulojë qytetin.

UBT

As “Eco – Higjiena”, pavarësisht se austriakët mund të jenë më së pakut fajtor, megjithatë toleromi i tyre dhe jo gatishmëria për ta stabilizuar situatën nuk e largon nga përgjegjësia.

Qytetarët tashmë ndihen të turpëruar nga një pakujdesi institucionale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.