Vazhdohet me sanimin dhe rivitalizimin e rrugëve në lokalitetet e komunës së Vitisë

Viti – Projekti i sanimit dhe rivitalizimit të rrugës “Sylejman Aga” në Pozheran, është në realizim e sipër dhe punimet në këtë rrugë, nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.
Ai me këtë rast, ka ritheksuar se Institucionet komunale po vazhdojnë me përkushtim në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e kësaj komune, ndërkohë ka përmendur edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar që lidhin lokalitetet mes vete.
Rruga që është asfaltuar sot është degëzim nga rruga kryesore dhe që shpie tek xhamia e Pozheranit./rajonipress/