Fundamenti

“Vatrës” i bashkohen 25 intelektual nga Malësia e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një debat mes Lëvizjes Qytetare “Vatra” dhe qytetarëve nga malësia e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kishim një diskutim të frytshëm dhe njëherit 25 intelektual nga malësia e Bujanocit dhe vendet tjera ju bashkuan Lëvizjes Qytetare Vatra, për të ofruar kontributin e tyre të pa rezervë në këtë Lëvizje, e cila mbron ndershëm interesat e luginasëve në Kosovës ka thënë Kushtrim Kadriu.

Lëvizja Qytetare “Vatra”, ka diskutuar me qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, tema të cilat i preokupojnë këta qytetarë të cilët ka 18 vite që jetojnë në Kosovë. Edhe pse shumë asambleistë komunal dhe politikanë në Kosovë, tash e 18 vite kanë fituar mandate me votat e luginasëve, e asnjëherë gjatë disa mandateve, nuk e kanë ngritur zërin për qytetarët e dëbuar nga lugina e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qytetarët janë mbushur mend dhe janë vetëdijesuar që në zgjedhjet lokale të nëntorit, ata të cilët kanë të drejtë vote, votën e tyre ta koncentrojnë drejtë Lëvizjes Qytetare Vatra, në mënyrë që të faktorizohen luginasit politikisht në Kosovë, e veçanërisht në qytetin e Gjilanit, ku edhe janë shumicë.

Eco Higjiena

Grupe të ndryshme të qytetarëve nga malësia e Bujanocit, vullnetarisht janë duke ju bashkuar radhëve të Lëvizjes Qytetare Vatra, me një gatishmëri të pa rezervë të kontribuojnë në Lëvizjen Qytetare Vatra dhe njëherë e mirë të zgjidhen problemet politike të luginasëve në Kosovë. Probleme për të cilat tash e 18 vite janë gënjyer nga të gjitha subjektet politike në vend.

Tashmë luginasit janë bashkuar dhe do të vendosin vetë për fatin e tyre në këtë vend. Nuk do të lejojnë të na ndajnë e copëtojnë votuesit, dhe këtë nuk jemi duke e thënë vetëm ne por, çdo familje e malësisë së Bujanocit dhe luginës në përgjithësi. Këtë e dëshmon fakti se çdo ditë kemi dhjetëra aderime dhe grupe vullnetare të cilët janë duke na u ofruar vetëm me të njëjtin qëllim, faktorizimin politik dhe përmes kësaj fitimin e të drejtave të shkelura ndër vite në Kosovë ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.