RCCOLA

Vatra: Vullneti i shqiptarëve të Kosovës Lindore është bashkëngjitja me Kosovën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Serbia e dinë mirë se vullneti i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është bashkëngjitja me Kosovën, për këtë arsye ajo sa më parë duhet të heq dorë nga synimet e marrëzisë, përkatësisht nga pushtimi i tokave të huaja, sepse do të përballet me vullnetin e fortë të shqiptarëve për të jetuar i lirë i pavarur e i bashkuar thuhet në reagimin e shoqatës “Vatra”.

Serbia dhe udhëheqja kriminale e saj, flasin dhe përgatisin platforma për diçka që pas pushtimit njëqindvjeçar e kanë humbur me luftë në vitin 1999, si diçka se kinse bota nuk e dinë realitetin dhe kush janë pronarët e kësaj toke shqiptare, si diçka se vetëm ata dinë, vetëm ata jetojnë në këtë botë, se ata janë “popull që ka zbritur nga qielli” e absurde tjera të kohës e të rregullave të demokracisë dhe shkelje të të drejtës ndërkombëtare të shteteve të shprehjes së lirë të popujve për pavarësi thuhet në një reagim të shoqatës Vatra me seli në Gjilan.

Në reagimin e shoqatës “Vatra” thuhet se si duket ajo po harron apo po mundohet ta mbulojë para botës se Presheva, Medvegja e Bujanoci janë të banuara me shqiptarë dhe janë popull autokton që nga pellazgët, po harron se nuk janë të ardhur sikur serbët e Veriut të Kosovës, po mendon se këtë fakt do ta fsheh duke paraqitur platforma për territoret e Kosovës e duke injoruar faktin që duhet të paraqesë edhe platforma për shqiptarët e këtyre tri komunave të banuara me shqiptarë, bile më të avancuara se për serbët e Kosovës, ngase siç thamë më lartë janë popull që jetojnë në trojet e veta stërgjyshore më shekuj e mileniume e për faktin se, ata gjithmonë gjatë pushtimeve të ndryshme kanë qenë të shtypur deri edhe në rrezikun e zhdukjes së tyre.

Fundamenti

Nëse donë të jetë i drejtë dhe shtet demokrat, ashtu siç po trumbeton për çdo ditë Serbia, duhet të jetë për të gjithë i njëjtë, e jo për dikë nënë e për dikë njerkë!
Nëse donë të ec përpara në këtë kohë të zhvillimit të demokracisë, duhet të përqafohen, vërtetë këto standarde, këto të drejta humanitare e demokratike, përndryshe, nëse shkon të kundërtën e këtyre, herdo- kurdo, kushdo qoftë, do të jetë i humbur e i izoluar. Pavarësisht, populli shqiptar ashtu siç e ka ditur rrugën e lirisë me shekuj, edhe në këtë kohë të demokracisë do të dijë, edhe më mirë, të ec drejt, të mbrojë pronat e veta, të drejtën për të jetuar i lirë e i integruar thuhet në reagimin e Vatrës.

Populli shqiptar i Preshevës Medvegjës e Bujanocit, shumë më herët se Platformat e Serbisë për pushtime të tokave të huaja (të shqiptarëve), ka shprehur vullnetin e vet për të jetuar i lirë në tokat e veta, (Referendumi i 1 e 2 Marsit 1992, lufta e UÇPMB-së e vitit 2000/2001, Platforma Politike e vitit 2006 etj.), për të drejtën për bashkëngjitje me trungun e saj Kosovën, sepse asnjëherë gjatë shekujve ajo nuk ka qenë serbe, ajo nuk ka qenë e Serbisë, vetëm atëherë kur administrativisht me forcë ajo e ka pushtuar dhe e ka mbajtur me dhunë e reprezalje të okupuar, siç po mundohet të bëjë edhe sot.

Serbia e dinë se vullneti i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është bashkëngjitja me Kosovën, për këtë arsye ajo sa më parë duhet të heq dorë nga synimet e marrëzisë, përkatësisht nga pushtimi i tokave të huaja, sepse do të përballet me vullnetin e fortë të shqiptarëve për të jetuar i lirë i pavarur e i bashkuar përfundon reagimi i shoqatës “Vatra”./rajonipress/