RCCOLA

Vatra uron fitoren e shqiptarëve në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Përfaqësues nga Vatra” kanë kërkuar nga të zgjedhurit angazhime të përbashkëta shumë më të mëdha në realizimin e premtimeve të tyre dhe plotësimin e kërkesave e nevojave të të gjithë qytetarëve të komunave përkatëse.

Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra” me seli në Gjilan u ka uruar subjekteve politike shqiptare në komunën e Preshevës e posaçërisht në komunën e Bujanocit, fitoren për zgjedhjet lokale në këto komuna.

Ismet Tafili,sekretar në “Vatra’ ka thënë se fal përpjekjeve të vazhdueshme, posaçërisht sakrificës së popullit shqiptar të këtij rajoni gjatë dhe pas luftës së vitit 2001, në komunën e Bujanocit në dy palë zgjedhje,shqiptarët arritën të sigurojnë shumicën udhëheqëse në komunë, sikurse edhe këtë herë, përkundër pengesave të shumta që krijoi pushteti serb, me qëllimin e vetëm, që shqiptarët të mos e qeverisin komunën e Bujanocit.

Uji Dea

“Përkundër trysnisë së pushtetit dhe ligjeve serbe, shqiptarët e Kosovës Lindore, me dinjitet e mençuri, me tolerancë e të bashkuar ditën t’i përballojnë sfidat që u dolën përpara dhe besojë që do të dinë që edhe në të ardhmen me një vizion do t’i përballojnë Ivica Daçiqit, pasardhësit të Millosheviqit, dhe Daçiqëve tjerë dhe në një moment të caktuar Presheva, Bujanoci e Medvegja do të jen pjesë e trungut të vet-Kosovës”, ka thënë Tafili.

Tafili ka thënë se i çmonë interesimet e partive politike, duke besuar se ato do t’i kenë prioritetet në këto katër vitet e ardhshme, kërkesat e qytetarëve të ndjekur nga komuna e Bujanocit, të cilët janë të vendosur në Kosovë e gjetiu dhe kërkesat e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit të cilët janë duke jetuar në vatrat e tyre./rajonipress/