ARKATANA

“Vatra”: U dëshmua pafajësia e djemve të akuzuar për “krime lufte”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Para pesë viteve Serbia për interesa të veta politike të brendshme e të jashtme, në mënyrë spektakulare burgosi 17 shqiptarë të pafajshëm si “Grupi i Gjilanit” me shpifje se gjoja kanë kryer krime ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve në rrethin e Gjilanit në verën e vitit 1999. Përkundër tentimeve të prokurorëve serbë që t’i shpallin fajtorë, ata dolën të pafajshëm e të pastër ashtu, ashtu siç ishte e pastër lufta e UÇK-së e UÇPMB-së e Ushtria Kombëtare Shqiptare.

Është një fitore e drejtësisë, një fitore mbi padrejtësitë e shumta të pushtetit diskriminues serb mbi shqiptarët e djemtë e pafajshëm të Kosovës Lindore. Urojmë prindërit dhe gjithë familjet e tyre për kthimin e tyre në gjirin familjarë, kthimin tyre pranë nënave, baballarëve, fëmijëve dhe gjithë farefisit të tyre. Më së shumti urojmë për qëndresën e tyre, mos përkuljen para maltretimeve fizike e psikike në burgun e Serbisë. Është edhe një fitore për ta, për popullin e Kosovës Lindore dhe për Kosovën, është një dëshmi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka bërë luftë çlirimtare, luftë të drejtë, luftë për të drejta kombëtare, njerëzore e demokraci.

KKVITI

Pra, pafajësia e tyre u shpallë edhe nga një gjykatë e një shteti pushtues të trojeve tona, kjo dëshmon se vërtetë ata djem jo njëherë, por 100 herë ishin të pafajshëm, ashtu siç kanë qenë edhe ashtu siç kanë thënë përherë në gjykatat serbe që nga fillimi thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.