Vatra: Të reagohet me gjakftohtësi dhe maturi

Gjilan – Në situatën e krijuar kërkojmë të reagohet me gjakftohtësi dhe maturi, duke u konsultuar i gjithë spektri politikë dhe strukturat tjera, për hapat e mëtutjeshëm.
Drejtues të Shoqatës “Vatra”, veprimtarë të kahershëm të Kosovës Lindore, ish-Ushtarë e Ushtarakë, gjatë një takimi të përbashkët shqyrtuan gjendjen e krijuar në Kosovën Lindore, për të cilën shprehën shqetësim dhe indinjatë për heqjen e pllakatës përkujtimore në mënyrë vandale e tinëzare nga aparati shtetëror serb.
Në situatën e krijuar kërkojmë të reagohet me gjakftohtësi dhe maturi, duke u konsultuar i gjithë spektri politikë dhe strukturat tjera, për hapat e mëtutjeshëm.
Sipas Vatrës , Serbia me këtë rast tregoi fytyrën e saj të vërtetë, duke përdorur stuhinë e albanofobisë por ne nuk do të duhej të përgjigjemi me të njëjtën violencë, ndaj ftojmë (kërkojmë) nga partitë politike në Kosovën Lindore dhe strukturat tjera të organizuara të ndryshojnë kursin politik ndaj Serbisë, sepse është momenti i fundit të bëjmë më shumë se që është bërë gjerë më tani, ngase Serbia kishte rastin të sillet në mënyrë demokratike dhe të ndryshoj kursin politik ndaj shqiptarëve, sepse shqiptarët kishin një vullnet të tillë.
Shpresojmë se faktori ndërkombëtarë do të përdorë ndikimin e tij dhe nuk do të shpërblen gjithnjë të fortin për të mos lejuar eskalimin e situatës, nga e cila nuk do të përfitonte askush thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/