UBT

Vatra: Provokimet e kriminelëve serbë s’kanë të ndalur në Malësinë e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 22 shtator 2013 në Fshatin Suharnë, disa njerëz që paraqiteshin si gjahtarë kanë maltretuar Ilmi Bajramin, nga po i njëjti fshat. Serbët ishin futur në luadhet e fshatit, ku Ilmiu ishte duke punuar dhe ruajtur bagëtinë. Ata ia kanë drejtuar armët dhe i kanë kërkuar të mos tentoj të rezistojë, ngase do të shkrepim armët. Gjatë dy orëve sa e kanë mbajtur, e kanë maltretur, kërcënuar dhe ofenduar në baza nacionale, madje i kanë sugjeruar që të largohet sa më shpejt në drejtim të Kosovës ku kanë shkuar edhe pjesa tjetër e ,,shqiptarëve’’, sepse ne jemi këtu dhe kjo është tokë e jona!, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vatra me seli në Gjilan.

Ndërsa Ilmiu kishte këmbëngul se unë jam në tokën time, paguaj tatim në pronë, ruaj bagëtinë me të cilat e mbaj familjen. Fundja nuk kam ku të shkoj sepse këtë tokë e kam trashëguar nga të parët e mi.

United Hospital

Shtrohet pyetja gjeri kur me këso provokimesh? Ata donë të dëbojnë edhe ato pak shtëpi sa kanë mbetur në Malësinë e Bujanocit. Kush garanton se ata nuk kanë qenë paramilitarë, apo njerëz të porositur nga Serbia, me qëllim që ta pastrojnë edhe atë pjesë nga elementi shqiptarë.

Lëvizja Vatra, apelon tek të gjithë faktorët relevant që të ndërmarrin diçka për të parandaluar pastrimin etnik, gjegjësisht për të mbrojtur atë popullatë nga kriminelët e pangopshëm. Tërheqim vërejtjen edhe faktorit politik në Shqipëri dhe Kosovë të ngrehin zërin tek faktori ndërkombëtar për të parandaluar më të keqen. Ndryshe si mund të arsyetohen veprimet e Serbisë kur i mbrojnë edhe kriminelët që janë dënuar nga e gjithë bota, ndërsa politikanët tanë nuk bëjnë edhe reagimin më të vogël në mbrojtje të qytetarëve të tyre në pronën e tyre përfundon reagimi i Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.