Uji Dea

“Vatra” përkrahë kërkesat e Çamëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët, u mblodhën mesditën e 11.04.2013 përpara Parlamentit të Shqipërisë për të protestuar në mbështetje të Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame.

Kushtrim Kadriu, përfaqësues i shoqatës “Vatra” e përshëndeti këtë protestë, duke thëne se, “pavarësisht problemeve që ka, Lugina e Preshevës mbështet Rezolutën Çame, si Rezolutë e gjithë kombit shqiptar”.

Mobi Casa

Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin figurat më të shquara të kombit shqiptar, Adem Demaçi e deri tek deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina,

Në këtë aktivitet folën kryetari i BDIU Shpëtim Idrizi, kryetari i shoqatës Çamëria, Ardian Tana, sekretari politik i PDIU-së Adri Nurellari dhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU-së, Vjollca Braho./rajonipress/