“Vatra” mban Kuvendin e katërt zgjedhorë
Gjilan – Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan mban kuvendin e katërt zgjedhor duke ri zgjedhur kryetar të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu.
Me prezencën e delegatëve dhe në prezencën e përfaqësuesit të KQZ-së, u mbajt kuvendi i katërt zgjedhor i Lëvizjes Qytetare “Vatra”.
Në këtë kuvend, u zgjedhën anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe u zgjedh kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu.
Kadriu falënderoi delegatët për besimin e udhëheqjes politike që ja ofruan. Njëherit kërkoi mbështetje nga çdo qytetarë i komunës së Gjilanit./rajonipress/