FIDANISHTJA

“Vatra” kërkon vende të rezervuara në Kuvendin e Serbisë për Luginën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lëvizja “Vatra” kërkon nga hartuesit e Ligjit Zgjedhor, që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet të jenë të barabartë në përfaqësimin parlamentar.

Dihet botërisht se barometër i forcës politike të një subjekti politik është vota e lirë e qytetarëve, si rezultat i kësaj vote bëhet ndarja e mandateve në Kuvende, asamble e organe tjera anë e mbanë botës.

Por tash bëhen 13 vite që Minoritet në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht duke i lejuar pa drejtësisht të përfaqësohen ne Kuvendin Republikës së Kosovës dhe ne Institucionet Qeverisëse të vendit me vende të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Lëvizja “Vatra” kërkon nga hartuesit e Ligjit Zgjedhor, që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet të jenë të barabartë në përfaqësimin parlamentar.

Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndryshohet, pasi që rregullat demokratike, e vet demokracia nuk e lejon as një formë të diskriminimit as pozitiv e as negativ e mbi të gjitha nuk duhet lejuar të ndodhë një aparteid” sundim i pakicës mbi shumicën”.

Fundamenti

Lëvizja “Vatra” konsideron se Kosova ka kapërcyer fazën e tranzicionit, dhe tani është një vend i qëndrueshëm. Minoritetet në Kosovë tani janë të mbrojtura me kushtetutë, ligje, e mbi të gjitha janë nen mbrojtjen dhe përkujdesjen permanente të institucioneve të Kosovës e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Duke ditur gjendjen e rendë diskriminuese të Banorëve të Kosovës Lindore, shkeljet e drejtave të njeriut që ndodhin në gjitha segmentet e jetës, e ku se fundi për këtë gjendje alarmojnë dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Kërkojmë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe Baronesha Ashton të kërkoj nga Kryeministri Serb Ivica Daqiqi, që gjatë bisedave që po zhvillohen në Bruksel që edhe në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të referuara për Përfaqësuesit e Banorëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Bujanoc ,Preshevë e Medvegjë.

E ku pasqyrimi i halleve të këtyre qytetarëve do të ishte i garantuar në Parlament dhe në institucionet e Serbisë thuhet në një reagim të lëvizjes Vatra të nënshkruar nga Kushtrim Kadriu./rajonipress/