Mobi Casa

“Vatra” e zhgënjyer skajshmërisht me politikën kosovare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata ,,VATRA” u kërkon falje të gjithëve, që kanë bërë sadopak mund për të ardhur gjer këtu! Ndërsa më vonë, shpresojmë se deputetët do të gjejnë forcë dhe t`i tejkalojnë të gjitha, dhe të votojnë pro rezolutës, apo rekomandime, sido që të quhet!?.

Pritje, pritje në Kosovën Lindore! Sy e veshë ishin kthyer kah Perëndimi! Kah Kosova, që i kishin dhuruar gjithçka! Edhe bukën, edhe gjakun! Edhe hidhërimin ,edhe gëzimin! Gjithçka, ama bash të gjitha! Dhe nuk gabuan! Nuk gabuan, sepse vëllezër jemi! Kosova mbërriti atë që të gjithë kemi dëshiruar dhe ndihmuar.

Më 31.05.2013 Kosova Lindore kërkoi ndihmë nga vëllai, por kot. Kërkoi që t`ia zgjaste dorën, dhe të përpiqet ta nxjerr nga këtu ku është, por nuk e bëri zemrën guri që ta ndihmojë. E la për më vonë! Edhe po të ndodhë pas ndaj dite, efekti nuk është i njëjtë, nganjëherë rëndësi ka momenti kur ndodh një ngjarje e rëndësisë së veçantë.

FIDANISHTJA

Kushte njëri, edhe më shumë kushte tjetri! Kuptohet, vëllai- vëllait, për vëllain! Sinqerisht çfarë jemi ne? Kur ne merreshim me çështje më të vogla, akuzoheshim nga disa për mospunë! Ndërsa tani kur kemi filluar të merremi me punë më serioze, përsëri gjenden njerëz që na akuzojnë. Pse me atë, pse me këtë? Pse s`më pyete mua? Pse nuk e pyete atë?Kë duhet të pyesim ne? Jemi konsultuar me të gjitha partitë relevante. Në fund Kryesia e Shoqatës ka vendosur. Është fjala për Sh. ,,Vatra”.

Ne kemi qenë shumë të sigurt se Rezoluta do të kalojë pa kurrfarë pengese, por kishim gabuar, sepse jo që nuk kaloi, por kemi vlerësuar se janë tallur me atë pjesë të trojeve etnike dhe me atë popull të shumëvuajtur. Ndryshe, si mund të arsyetohet fakti se nuk paska kuorum?! Deputetët shqiptarë, me ndërhyrje të vogla të gjithë ishin të pajtimit që këto kërkesa të kalojnë, madje kishte të atillë kur thonin se, jemi vonuar, por në fund…

Shoqata ,,VATRA” u kërkon falje të gjithëve, që kanë bërë sadopak mund për të ardhur gjer këtu! Ndërsa më vonë, shpresojmë se deputetët do të gjejnë forcë dhe t`i tejkalojnë të gjitha, dhe të votojnë pro rezolutës, apo rekomandime, sido që të quhet!?./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.