Uji Dea

Vatra: Drejtësia u vonua, por e vërteta doli në shesh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – “Vatra” uron drejtësinë që më në fund u lirua i pafajshëm ashtu siç kemi besuar gjithmonë dhe shprehë përgëzimet për Lirim Jakupin dhe familjen e tij.

Eco Higjiena

Në reagimin e Shoqatës “Vatra” me rastin e lirimit të Lirim Jakupit thuhet se “po të vepronte drejtësia si duhet edhe djemtë e “grupit të Gjilanit”, siç po i quan Serbia, do të duhej të liroheshin, sepse edhe ata janë burgosur me akuza të montuara nga Serbia, por atje për shqiptarët nuk ka drejtësi, dhe ata (11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) kah mesi i shtatorit 2012 janë dënuar me 116 vjet burg. Djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kanë bërë luftë të drejtë e çlirimtare e assesi nuk janë marrë me civilë të pafajshëm ashtu siç kanë bërë xhandarët e ushtarët e Millosheviqit gjatë luftës së fundit në Kosovë.