“Vatra”, denoncon Arianit Ibrahimin për “projektin” e tij për Luginë

Pas qasjes në dokumentet zyrtare të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Gjilanit në lidhje me disa projekte të zhvilluara për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; pas gjetjeve të bëra në analizat tona, ne iu kemi drejtuar organeve policore me dyshimin se ka pasur keqpërdorime.
Ne kemi dorëzuar kërkesë për hetime lidhur me projektet e fituara nga Arianit Ibrahimi, i cili tash është asambleist në K.K. Gjilan si dhe përfaqësues i dy shoqatave. Besojmë se organet e drejtësisë do ta japin përgjigjen e duhur thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut./rajonipress/