Fundamenti

“Vatra” bëhet me forum të gruas

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Duke parë se interesat e gruas po shkelen, e në veçanti të gruas se dëbuar nga Kosova Lindore, e cila ka mbetur e anashkaluar në proceset zhvillimore, me iniciativën e disa aktivisteve të” vatrës”, lindi ideja e formimit dhe të forumit të gruas pranë Shoqatës “Vatra” tha Saranda Krasniqi.

Duke pasur parasysh interesimin dhe kërkesat e qytetarëve të Gjilanit dhe qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, për një organizëm i cili do të shikonte mundësitë e përkrahjes së qytetarëve në forma të ndryshme, vullnetmirë, në vitin 2005 e themeluan shoqatën “Vatra”. Në punën e saj 7 vjeçare, “Vatra”, në mundësitë që i kishte, zhvilloi aktivitete të ndryshme, humanitare, sociale, por edhe politike etj.

Probleme të ndryshme, ende të pazgjidhura me të cilat preokupohen qytetarët e Kosovës e në veçanti banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, shtroi nevojën e zgjerimit të aktiviteteve dhe formimin e sektorit të rinisë më 2010 në kuadër të shoqatës “Vatra”.

Kurse tani duke parë se interesat e gruas po shkelen, e në veçanti të gruas se dëbuar nga Kosova Lindore, e cila ka mbetur e anashkaluar në proceset zhvillimore, me iniciativën e disa aktivisteve të” vatrës”, lindi ideja e formimit dhe të forumit të gruas pranë Shoqatës “Vatra”.

Mobi Casa

Vullneti dhe përkrahja që na ofruan kryetari i “Vatrës” Sejdulla Kadriu dhe anëtarët e dy kryesive, asaj qendrore dhe të rinisë të cilët na dhanë shpresë dhe kuraje që pa hezitim të fillojmë punën me përkushtim ne forumi i gruas i Shoqatës “Vatra”, vendosëm të themelojmë këshillin iniciues për formimin e Forumit të Gruas pranë “Vatrës”.

Qëllimi i formimit të Forumit të Gruas së “Vatrës” sipas Saranda Krasniqit janë fisnike si: humanitare, vetëdijesuese, kërkimi i të drejtave tona etj., qëllime, këto që i ka në statut “Vatra “ dhe për të cilën edhe është themeluar.

“Ne si forum i gruas me këtë ditë do te hapen dyert për të gjitha gratë e Republikës së Kosovës që duan të kontribuojnë në mbrojtën e të drejtave të gruas fillimisht, pastaj aktivitetet humanitare,vetëdijesimit për shoqërinë tonë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare siç është dhe çështja e pa zgjidhur e Shqiptarëve të mbetur jashtë trojeve etnike të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë” tha Krasniqi.

Këshilli iniciues sipas Krasniqit ka 21 anëtarë të të gjitha lëmive duke filluar nga disa studente bursiste, profesoresha të lëmive të ndryshme, inxhiniere etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.