UBT

“Vatra” adresë e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sejdullah Kadriu tha se Lëvizja “Vatra” do të jetë një kujdestare për qytetarët e Gjilanit, e mbi të gjitha adresë e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, të cilët janë bërë me adresë institucionale, e kjo adresë është Lëvizja “Vatra” përmes asambleistit tonë në Kuvend thotë ai.

Kryesia e Lëvizjes “Vatra”, pasi mori rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, nga KQZ, falënderon të gjitha strukturat e saj, kryesin qendrore, atë të Rinisë, Forumin e Gruas dhe të gjithë kandidatët që garuan në listën tonë.

“Ndonëse ne kemi pritur rezultat më të favorshëm, mirëpo kur kihet parasysh një garë e paskrupullt dhe jo korrekte nga partitë tjera, atëherë edhe ky rezultat nuk është për ta nënçmuar” ka thënë Sejdulla Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra”.

Fundamenti

Kadriu i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar këtë subjekt politik, por edhe ata që këtë herë nuk ishin në anën tonë, por që nuk na etiketuan me të pavërteta siç bënë disa gjatë gjithë kohës. Në këtë rast votuesit janë më të merituarit.

“Në asamblenë e ardhshme do të ketë ulësen e saj, ku përmes kandidatit tonë do të jemi zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave, dhe interesave të qytetarëve. Në besojmë fuqishëm se kjo është lulja e parë në fillimin e pranverës, dhe hapi i parë në rrugën e gjatë drejt qëllimit dhe vizionit tonë”.

Kadriu tha se Lëvizja “Vatra” do të jetë një kujdestare për qytetarët e Gjilanit, e mbi të gjitha adresë e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, të cilët janë bërë me adresë institucionale, e kjo adresë është Lëvizja “Vatra” përmes asambleistit tonë në Kuvend thotë ai./rajonipress/