UBT

Varshava, vendi ku Gent Cakaj ia bëri përsëri bajat Ivica Daçiqit

/ 2 minuta lexim
HW

Përsplasja midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, është përsëritur prap.

Përgjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së në Varshavë, Daçiç ka mohuar shtetësinë e Kosovës dhe ka akuzuar atë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Për më shumë, Daçiç ka thënë se unë kam ndenjur 28 vite në pushtet sepse e kam kuptuar sa e mërzitshme është të qëndrosh ne opozitë.

FIDANISHTJA

Daçiç e ka mbyllur fjalen e tij duke thënë se disa të pranishëm duhet ta kuptojnë se diplomacia është edhe filozofi.
Gent Cakaj, ndërkaq, është përgjigjur edhe njëherë fuqishëm por me elegancë. Pasi ka mbaruar fjalën e tij, Cakaj në fund ka thënë edhe disa fjalë për Daçiçin.

Sipas burimeve tona brenda takimit, Cakaj ka thënë se njëmend Daçiç ka pasur 28 vite në pushtet dhe unë kam pasur veç 28 vite në jetë. Për shkak të 28 viteve të Daçiç në pushtet, unë në 28 vitet e mia në jetë unë e kam provuar edhe si është të jesh refugjat.

Sidoqoftë, meqë Daçiç ka tha se diplomacia është edhe filozofi, unë dua t’i them në mënyrë diplomatike diçka filozofike: Të jetosh në të njejtën kohë nuk do të thotë të jetosh në të njejtin shekull. Me fjalën tuaj në këtë mbledhje ju keni dëshmuar se i takoni shekullit 20, ndërkaq, unë me sjelljen time kam provuar se i takoj shekullit 21./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.