Fundamenti

Varrezat shqiptare i shkruajnë Bashkësisë Islame të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi – E nderuara Hirësi !. Ne, të amshuarit që banojmë në Kompleksin e Përjetësisë të Varrezave të Gjilanit, e që i takojmë kombit shqiptarë me besimin islam , së bashku me vëllezërit dhe motrat tjera të po këtij besimi , vendosëm që t’iu drejtohemi Juve, hirësi, dhe t’iu tregojmë për hallet tona këtu në botën e amshuar !

Ju, Hirësi e nderuar, e dini mirë se si kemi jetuar në atë “Dynja të rrejshme”, gjithmonë së bashku nën ombrellën e “Vëllazërim – Bashkimit”, me popujt sllavë dhe me të gjithë të tjerët që ishin të gjallë !

Nuk kemi mundur as dasmat , as festat e as vdekjet t’i kryejmë pa prezencën e atij “Vëllazërim –Bashkimi”!

Duke iu falënderuar Zotit të madhërishëm , shokut Tito dhe disa komunistëve të përbetuar , të cilët e jetësonin kudo rrugën e Partisë së Tij, Komuniste , ne edhe në banesat e amshimit , u gjendëm së bashku në një oborr me ata të besimit sllavo – ortodoks , me shërbëtorët e sllavo-komunizmit dhe me besimtarët e konfesionit islam !

Pra, të madhërishmit dhe të lavdishmit , me përpjekjet e tyre vetëmohuese , na e bënë të mundshme që të varrosemi në një oborr, të jetojmë në një fqinjësi të mirë dhe ta trashim edhe në botën e amshuar , të gjithë së bashku “Vëllazërim – Bashkimin”!

Sa herë që varrosej ndonjë pjesëtarë i besimit sllavo – ortodoks , ne na hynte tymi i popave nëpër birucat e varrezave tona dhe na tymosnin për së vdekuri !

Por, ne me modesti dhe respekt , i dëgjonim lutjet e tyre fetare , këndimet, kryqëzimet dhe vajtimet që bëheshin mbi varrezat e “vëllazërillëkut “ tonë !

Edhe fqinjët tanë të besimit sllavo – ortodoks , “kënaqeshin” me tallkinet që na i këndonin për çdo ditë hoxhallarët dhe myezinët tanë !
Bile, shumë herë edhe ata habiteshin dhe në vend se të kryqëzoheshin , thërrisnin me zë të lartë : Allahu Ekber!”

Projektuesit dhe pushtetarët sllavo – komunistë , me sahanlëpirësit e tyre besnikë , patën para sysh edhe sigurinë tonë në botën e amshuar !

FIDANISHTJA

Patën para sysh edhe klithjet e herë pas hershme :”Kosova – Republikë!” Patën para sysh protestat , demonstratat , irredentizmin dhe separatizmin e mundshëm edhe në botën e amshuar !

Dhe, mu për këtë , projektuan thurjen e Kompleksit të Varrezave të qytetit të Gjilanit , me pllaka të larta betoni , me arkitekturë serbo-çetnike , mbi të cilat fshihet arti i shajkaçave serbe, sytë e mprehtë të xhelatxhinjëve serbë dhe trupat e mbuluar me shinjellat e tyre tradicionale !

Kjo arkitekturë e përdorur në rrethojat e varrezave shqiptare me përkatësi fetare myslimane , na bënë të jemi krenarë dhe të sigurt , sepse shajkaçat serbe qëndrojnë të patrembura lartë përmbi kokat tona, duke na bërë roje ditë e natë , që të mos dalim më kurrë nga banesat e amshimit, për të protestuar nëpër rrugët e qytetit tonë dhe për të mos kërkuar Pavarësi e Republikë !

Bedenat e forcuar prej betonit , armaturave të çelikta , shajkaçave serbe dhe syve të mprehtë të këtyre rojeve , bëjnë që edhe në botën e amshuar , të mos luhatet për asnjë moment rruga e “Vëllazërim – Bashkimit”, komshillëku , kumbaria , pobratimllëku , miqësia dhe ngritja e dollive të përbashkëta për çdo festë , dasmë dhe aheng që na pret !

E nderuara Hirësi !

Në kohën kur po mbushet oborri i përjetësisë së përbashkët multietnike , me ndërtime leje e pa leje , druajmë se një ditë nuk do të gjendet më vend për asnjë banesë të re !
Tani , shtrohet pyetja , se ku do të gjendet trualli i sigurt , për ndërtimin e Kompleksit të Banesave të Amshimit, kur nuk do të gjenden më arkitektë , që do të projektojnë thurjen e sigurt të këtij Kompleksi ?!

Ne, jetojmë me shpresë , se Hirësia e Juaj demokratike , do të kujdeset më shumë për ndarjen e trojeve të Amshimit , pa korrupsion dhe do të kujdeset për projektin e rrethojave të sigurta nën arkitekturën , të cilën e meritojnë pasardhësit tanë në Botën e Amshuar !

Të fala shumë , nga Stafi Drejtues i Varrezave Myslimane të Gjilanit !

Gjilan, më 07.09.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.