UBT

Varrezat e fshatit Sllatinë e Poshtme në Viti përfshihen nga zjarri

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Zjarri i një dite më parë në Varrezat e fshatit Sllatinë e Poshtme, Komuna e Vitisë, ka shqetësuar banorët e këtij lokaliteti.

Koordinatori i EVSB-së,pas disa telefonatave që kishte për rastin në fjalë,ai nga tereni siguroj fotot që sjellin pamjen e varrezave, që ishin kapluar dit më parë nga zjarri. Thatësira e muajt të fundit tetor, kanë ndikuar në shtimin e rasteve të paraqitjes dhe përhapjes së zjarreve nëpër fushat tona.

Përpos reagimit të banorëve, për këtë dukuri ka ngritur shqetësimin dhe ka reaguar edhe Kryetari i Bashkësisë Islame për Komunën e Vitisë, Husamedin Hoxha.

Ai thotë se zjarret nuk sjellin asgjë të mira,përpos ndotjes së ambientit zjarret shkaktojnë dëme në shëndetin e njerëzve, bimë të ndryshme, dëmtojnë pllakat e vendosura mbi varre, nga zjarri shkatërrohen shumë gjallesa që gjenden në at sipërfaqe, është mëkat i madh për gjithë ata persona që shkaktojnë zjarre. E sidomos nëpër varreza siç e kemi rastin në fshatin Sllatinë e Poshtme, thuhet në reagimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame në Viti.

Koordinatori i EVSB-së, përmes telefonit komunikoj edhe me Kryetarin e Këshillit të fshatit Sllatinë e Poshtme, z.Remzi Frangu, i cili përmes celularit thotë:”Ne e dënojmë këtë dukuri negative, zjarret kudo që ndodhin për ne janë të pa pranueshme, por si rasti i zjarrvënës në varreza të fshatit, për ne është e dëmshme,dhe shumë shqetësuese,përpos pllakave të vendosura mbi varre që mund të dëmtohen, aty ka dhe drunjë me dhjetëra vite që mundë të pasojnë nga zjarri. Andaj apeloj që dukuri të tilla mos t’na përsëriten asnjëherë.

Uji Dea

EVSB dhe PK, e Vitisë, për çdo vit, në sezonin Verorë bëjnë fushatë vetëdijësuese kundër zjarrvënjeve, duke filluar nga muaji Qershore, me shpërndarje të posterëve vetëdijësues nëpër shkolla dhe vende frekuentuese, me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve kundër kësaj dukurie.

Sipas njoftimeve nga tereni në shumicën e rasteve zjarret janë shkaktuar nga pakujdesia e qytetarëve,apo dhe nga zjarrvënjet e qëllimshme.
Me këtë rast apelojmë te të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, veçanërisht tek shfrytëzuesit e pronave dhe banorët e t’jerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në pronat e juaja, apo në ndonjë sipërfaqe tjetër të lajmëroni në këta numra:
Zjarrfikësit:193.
Policia e Kosovës:038/192, mobil:192.
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës:112.
Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/500 094.

Apel:Të shtohet kujdesi në parandalimin e zjarreve, kudo që shfaqen ato dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar thuhet bë reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.