ARKATANA

Varhelyi për dialogun: Pritet progres në zbatimin e detyrimeve, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se dy palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, në dialog pritet të vazhdojnë të punojnë drejt përpjekjeve të qëndrueshme për deeskalim dhe progresit në zbatimin e obligimeve, duke filluar me dërgimin e statutit për Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu tha Varhelyi dje, gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, e cila mbledh së bashku komisionet e çështjeve të BE-së të parlamenteve kombëtare, si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe e cila është mikpritëse nga Hungaria si kryetar i Këshillit të BE-së.

Varhelji aty foli për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së dhe shprehu besimin se Komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit.

Ai tha se BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Uji Dea

Ai gjithashtu theksoi se Komisioni ka filluar procesin e brendshëm të vlerësimit të agjendave të reformave të udhëhequra nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tha se është duke u zhvilluar faza përfundimtare për dorëzimin e propozimeve në Këshillin e BE-së për miratim.

Ai iu referua edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se pritet që të dyja palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt përpjekjeve të qëndrueshme për deeskalim dhe përparim në zbatimin e obligimeve, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai vlerësoi se ekziston një moment i qartë për zgjerim në rajon dhe theksoi se BE-ja është “e angazhuar në mënyrë dinamike në ofrimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, me një kuptim të qartë se Bashkimi ynë mund të kompletohet vetëm me anëtarësimin e këtij rajoni”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.