Fundamenti

“Vargjet satanike” shqip, përkundër reagimeve, arrijnë në Prishtinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Libri për autorin e të cilit është kërkuar dënim me vdekje, ka mbërritur edhe në shqip.Ani pse përkthimi i veprës “Vargjet satanike” ishte paralajmëruar qysh para dy vitesh, botuesi u tërhoq përkohësisht pas reagimeve që shpërthyen në Shqipëri. Por tashmë ai ka mbërritur në Prishtinë përderisa sot (e mërkurë) do të dalë në treg edhe në Tiranë.

Ata që e kanë sjellë në kryeqytetin e Kosovës presin reagime, duke pasur parasysh se ato shpërthyen më 2012, kur shtëpia botuese “Dudaj” vetëm paralajmëroi përkthimin në shqip të kësaj vepre.

Hidromorava

Njëzet kopje të këtij libri të përkthyer nga Alina Karaulli tashmë janë në dorë të prishtinasve. Vetë pronari i librarisë “Artini” në kryeqytet, Jahir Ahmeti, ka thënë se reagimet janë të pritshme, duke pasur parasysh se kur para dy vitesh u bë paralajmërimi i sjelljes në shqip, kishte nga ata që kërkonin të mos botohej /KOHA Ditore/