Hidromorava

Vargjet e Linditës reflektojnë imazhe e lëvizje ritmike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Në promovimin e librit të Linditë Ramushit “Me sytë e ëndjes” kanë folur kritikë letrar duke e vlerësuar librin që ka arritur të depërtoj në në një botë të brendshme.

Linditë Ramushi me vëllimin e dytë poetik ”Me sytë e ëndjes” vjen para lexuesit me artikulim të qartësuar, vargu i saj të jep pastërti identifikues në krijimin e qartësisë fabulative si element që zotëron takimin e së bukurës, të së magjishmes dhe së reales me motivimin e dashurisë, ajo realizon botë të brendshme unike në kontestin aktual të përditshmërisë sonë. Ajo ka depërtuar përmes ndjeshmërisë së saj në një botë të brendshme që mund ta kap shpirtin e fshehtësisë krijuese.

Albinë Idrizi shkrimtare ka thënë se në vargun e saj ajo reflekton lëvizjet ritmike, imazhet, botëkuptimet, ngjyrimet metaforik, duke i thurur vargjet në një formësim fare të veçantë, e ka apostrofuar në fjalën promovuese shkrimtarja Albinë idrizi, dhe e ka mbarë shtruar individualitetin e saj krijues.

Uji Dea

Edhe kritiku, Prend Buzhala, e ka cilësuar të veçantë poezinë e Linditës, e cila shprehet me një lirizëm të magjishëm thuret e ndërthuret në të gjitha çastet e jetës: edhe atëherë kur “Pritja” e gjatë shkurtohet me lumturimin e ardhjes, takimit, bashkimit… “, është një derdhje e rrjedhje emocionesh nëpërmes një lirizmi të këndshëm. Pos këtij vlerësimi në kuadër të “Vjeshtës letrare”, kanë folur edhe Flamur Maloku, Nexhat Rexha, Izmi Zeka.

Linditë Ramushi është lindur më 18.12.1984 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri. Studimet universitare i kreu me sukses në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji. Përmbledhjen e parë me poezi e nxori në qershor të vitit 2004, me titull “Mos hesht”, botuar nga shtëpia botuese “Ura”. Veç poezisë, autorja është edhe opinioniste e rregullt e temave me natyrë socio-psikologjike në gazetën e përditshme “Zëri”, shpeshherë edhe në gazetën tjetër ditore “Epoka e re”. Së fundi ka sprovuar veten edhe në fushën e kritikës letrare.

Ky është vëllimi i dytë i saj me poezi, i titulluar “Me sytë e ëndjes”. Autorja është e shpërblyer me vendin e dytë në festivalin e poezisë, “Takimet e Poeteshave Shqiptare 2011”, në Vushtrri. Së fundi është përfshirë në antologjinë me poezi “Lotët e virgjër”, të botuar në Londër nga gazetari e shkrimtari i njohur, Fatmir Terziu. Krijuese nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan si dhe pjesë e redaksisë së revistës letrare “Agmia” ./rajonipress/