Hidromorava

Varfërohet diaspora

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diaspora kosovare po varfërohet nga viti në vit. Kjo po vërehet te bizneset dhe familjet e tyre në vendlindje. Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2011, mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro, që është për 405 euro më pak se një vit më parë, apo ne total rreth 45 milionë euro më pak.

Pos që po vijnë gjithnjë e më rrallë, ata po vijnë edhe me më pak valixhe, e me gjepa më të zbrazët. Diaspora kosovare, nga viti në vit po shpenzon më pak gjatë muajve të verës në vendlindje. Turistët po arsyetohen me krizën. Kjo gjendje po shihet me shqetësim nga kosovarët.

Të parët që i druhen përkeqësimit të situatës financiare të mërgimtarëve janë familjet që varen nga të ardhurat e diasporës. Por edhe pronarët e bizneseve druhen se do të ketë më pak shitje nëse bashkatdhetarët nuk i shpenzojnë paratë në vendin e tyre.

Efektet e para veç kanë filluar qysh vjet në turizmin e diasporës siç quhet koha që ata e kalojnë në vendlindje dhe aktivitetet.

Uji Dea

Të dhënat e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP, për të hyrat nga remitencat tregojnë se në vitin 2011 mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro që është për 405 euro më pak se një vit më parë.

Këto shifra dyshohet se kanë ndryshuar për të keq në masë të madhe sivjet. Më së miri po vërehet tek bizneset.

“Po vërehet një rënie e theksuar e shpenzimeve të mërgimtarëve për shkak të krizës që i ka kapur ata në vendet ku punojnë”, shprehet Agim Beqiri, pronar i një dyqani rrobash në Prishtinë.(express)