Varësia ndaj kafes nuk përbën problem

Një panel studiuesish kanë hulumtuar mbi efektet e kafeinës në një filxhan kafeje dhe kanë dalë në përfundimin se benefitet shëndetësore që ajo sjell janë të shumta.
Raporti i tyre bazohet në prova të forta. Në fakt, ka dëshmi se konsumimi i kafes mund të reduktojë rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës apo dhe parkinsonin. Por rekomandohet që kafja të shoqërohet edhe me ushqime të shëndetshme.
Lajmi i mirë është se kafja ndihmon në parandalimin e kancerit ndërkohë që kapuçino apo lloje të tjera të kafes me qumësht të shtuar nuk përfshihen në këtë studim.
Nëse doni të konsumoni kafe dhe të shijoni benefitet e saj, duhet ta pini atë të zezë, pa përmbajtje qumështi.
Por, kini kujdes me sasinë e sheqerit apo ëmbëlsuesit e tjerë që mund të përdorni. Gjithashtu, qëndroni larg pijeve energjike, sidomos kur janë të përziera me alkool./Cosmopolitan Magazine/ Përgatiti:Elena Beta/gazeta shendeti/