Fundamenti

Vana Jerliu – Ramadani vlerëson lartë Kandidatët për Asamble Komunale për fushatën derë më derë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kandidatët për asamble komunale nga AKR, sonte në takimin e rregullt me shtabin raportuan për fushatën dhe aktivitetin e tyre politik derë më derë që po bëjnë në kuadër të zgjedhjeve të 22 tetorit 2017.

AKR dega në Gjilan, sot pas shumë aktiviteteve që kishte në teren në grupe të ndara mes kandidatëve për asamble komunale dhe kryetarëve të nëndegëve, ishte pjesë edhe e debatit të organizuar nga Klubi i gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan.

Në kuadër të fushatës zgjedhore AKR dega në Gjilan, mori pjesë në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë, ku është folur për rolin që mund të kenë kandidatet femra në shoqëri dhe në vendimmarrje.

RCCOLA

Në këtë debat AKR u përfaqësua nga shefja e shtabit zgjedhorë Vana Jerliu-Ramadani, bartësja e listës Vjollca Gagica –Matoshi, si dhe ish deputetja e Republikës së Kosovës Drita Maliqi.

Gjithashtu, kandidatët për asamble komunale nga AKR, sonte në takimin e rregullt me shtabin raportuan për fushatën dhe aktivitetin e tyre politik derë më derë që po bëjnë në kuadër të zgjedhjeve të 22 tetorit 2017.

Edhe pse AKR është në vlugun e aktiviteteve, ka bërë gati të gjitha përgatitjet teknike për Tubimin e madh me qytetarë që do të mbahet këtë të diel, ku do të prezantohet lista e kandidateve për asamble komunale thuhet në njoftimin e zëdhënësit të shtabit të AKR-së, dega në Gjilan, Sami Spahiut./rajonipress/

Mund të ju interesoj: