Vana Jerliu: AKR e gatshme për zgjedhjet 22 Tetorit
Gjilan – Në takimin e fundit të shtabit zgjedhor të AKR-së dega në Gjilan të mbajtur me kandidatët për asamble Komunale në Gjilan për zgjedhjet e 22 Tetor-it 2017, z/Vana Jerliu, shefe e shtabit zgjedhor tha se AKR dega në Gjilan në këto zgjedhje është shumë e mobilizuar dhe garon me një listë me kandidatë që do të jenë pranë qytetarit për të dëgjuar brengat dhe hallet e tyre.
“Jemi në fushatë zgjedhore një mujore, ku të gjitha grupet dhe strukturat e degës me kandidatët e AKR-së për asamble komunale dhe nëndegët janë zotuar dhe kanë marrë të gjitha detyrat që janë caktuar. Kandidatët e AKR çdo ditë do të jenë për gjatë gjithë fushatës duke shpalos programin e AKR-së për Gjilanin “Udhëheqje për qytetarin”. Kandidatët për asamble komunale zotohen se me marrje e besimit nga votuesit, do të zbatojnë të gjitha projektet që janë në shërbim të qytetit dhe qytetarit Gjilanas” ka thënë Jerliu.
Kandidatët për Asamble Komunal të AKR-së dhe shtabi zgjedhorë i AKR-së i udhëhequr nga Vana Jerliu diskutuan për mbarëvajtjen e përgjithshme te fushatës zgjedhore në këto zgjedhje te 22 tetorit”.
Në ditët në vijim do të bëhet edhe tubimi i madh me qytetarë dhe simpatizant për të promovuar listën me kandidatë.
Sipas zëdhënësit të AKR-së në Gjilan z/Sami Spahiu aktivitet politike do të jenë me një dinamikë të shtuar në ditët në vijim, si aderimet që do të jenë befasi për të gjithë, duke përfshirë afarist dhe biznesmen të njohur, student dhe qytetar nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Për të gjitha aktivitet në ditët në vijim do të njoftoheni me kohë./rajonipress/


