Mobi Casa

Van Geersom: Januzaj refuzoi Belgjikën, i ati preferon Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marc Van Geersom, ish trajner i përfaqësueses U-18 dhe U-19 të Belgjikës, ka bërë të ditur se Adnan Jnuzaj disa herë e ka refuzuar Belgjikën. Ai thotë se babai i talentit të Manchester Unitedit, e preferon Shqipërinë.

Sikur në Kosovë dhe Shqipëri, Adnan Januzaj, talenti i Manchester Unitedit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në Belgjikë, aty ku i ka mësuar hapat e parë të futbollit.

Sikurse shqiptarët, ashtu edhe belgët janë kurreshtarë të dinë se për cilën përfaqësuese, Shqipërinë apo Belgjikën, do të luajë ish futbollisti i Anderlechtit.

Por, sipas Marc Van Geersom, ish trajnerit të përfaqësueses U-18 dhe U-19 të Belgjikës, Januzaj mund ta vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

“Deri më sot Januzaj i ka refuzuar të gjitha ftesat për përzgjedhjet e grupmoshave të Belgjikës. Babai i Adnanit do të preferonte për ta parë atë në fanellën e Shqipërisë”, ka thënë Van Geersom për ubfaqen knack.be.

Megjithatë, deklarimet e Van Geersom mund të mos jenë të sakta, pasi ditë më pare babai i talentit të Manchester Unitedit, Adedin Januzaj, ia ka mbyllur derën ekipit kuqezi.

“Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria. Kur të na thërrasin, do t’i refuzojmë. Belgjika mbetet opsion për Adnanin”, kishte thënë Abedin Januzaj, ditë më parë.

UBT

Shpërthimi i Januzajt

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e kishte transferuar Adnan Januzajn nga Anderlechti në ‘Old Traford’ për 600 mijë euro.

Ai impresionoi me paraqitjet e tij, derisa para pak javë është shpallur si lojtari më i mirë i vitit te rezervat e Manchester Unitedit.

Po ashtu, talenti nga Kosova ka qenë i grumbulluar në ndeshjen e fundit të Sir Alex Ferguson me Manchester United, por nuk ka arritur të debutojë në Premierligë.

Barcelona e Juventus, pas Januzajt

Manchester United nuk do ta ketë të lehtë ta mbajë Januzajn në skuadër, pasi interesim për të kanë shprehur dy gjigantë të tjerë të futbollit evropian: Barcelona dhe Juventusi.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.