Hidromorava

Valoni, kandidat serioz në “Voice of Switzerland”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

32-vjeçari nga Gjakova, i cili jeton në Argau, bën muzikë funk dhe rock me grupin e quajtur „Seldom“. Me paraqitjen e tij të shtunën mbrëma në skenën e “Voice of Switzerland“ Valoni ka treguar se është një konkurrent i fortë në këtë garë muzikore.

Me këngën “Rise Up (Black Dog)” nga Pegasus babai i një vajze trevjeçare është kthyer bindshëm para publikut në spektaklin «Voice of Switzerland». Valoni ka fascinuar me talentin e tij jurinë e këtij spektakli muzikor.

Valoni punon si menaxher në SBB. Gjakovari është i vetmi shqiptar nga Kosova në grupin “Seldom”, në të cilin ai këndon në rrethin e Argaus.

ARKATANA

Grupi i Valonit ka bërë një emër nëpër koncerte të ndryshme dhe secili prej anëtarëve të grupit është aktiv edhe në sfera të tjera muzikore.«Voice of Switzerland» për Valonin është një mundësi më shumë për të treguar talentin në një skenë të madhe muzikore.

“Voice of Switzerland” mund të jetë një shans për të filluar karrierën muzikore”, ka thënë Valoni.

Valoni është krenar që ka ardhur deri këtu me angazhimin e tij.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.