GRANDEMALL

Valon Shefkiu dhe Naser Korça dalin para gjyqit, prokuroria ofron prova të shumta

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan të premten ka nisur procesi gjyqësor ndaj Valon Shefkiut dhe Naser Korçës. Prokuroi Agron Uka ka ofruar prova të mjaftueshme që argumentojnë fajësinë e të akuzuarve. Të akuzuarit ndërkaq kanë mohuar akuzat.

Ka filluar gjykimi ndaj dy drejtorëve komunal Valon Shefkiu e Naser Korça të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose autoritetit.

Trupi gjykues që po kryesohet nga Zyhdi Haziri vetëm ka dhënë fjalën hyrëse derisa prokurori Agron Uka ka lexuar aktakuzën.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Agron Uka i cili në mënyrë profesionale e ka përshkruar tërë zhvillimin hetimor të iniciuar ndaj këtyre dy zyrtarëve të lartë të komunës së Gjilanit raporton rajonipress.

Uji Dea

Në aktakuzë thuhet se Valon Shefkiu (shef i urbanizmit), gjatë periudhës 21.11.2016 e deri më tani, në cilësi të personit zyrtar i cili duke i shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose ti mundësohet të përfitojë personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht ti shkel të drejtat e personit tjetër, duke mos i ekzekutuar vendimet edhe pse i pandehuri këto vendime ka qen i obligueshëm ti ekzekutojë lidhur me rrënimin e disa objekteve montuese tek Zona Qendra I (Objekti i shtëpisë së mallrave) si dhe lokaleve tjera të ngritura në disa pjesë të qytetit, lagja Dardania pa leje, me qëllim që këto hapësira të lirohen, të ngritura pa leje të organeve kompetente, edhe pse me dije i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në kuadër të autorizimeve të tija ligjore me çka e ka kryer veprën penale:”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Edhe i pandehuri Naser Korça (Drejtor i shërbimeve publike), gjatë periudhës 21.11.2016 në cilësinë e personit zyrtar i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie, për vete ose për personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht t`i shkel të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar të operojë në disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike trotuaret për zhvillimin e kësaj veprimtarie të cilat gjenden para lokaleve hoteliere.

Edhe Valon Shefkiu edhe Naser Korça e kanë mohuar veprën e ngarkuar, ndërsa prokuroria ka paraparë shumë dëshmitar të cilët pritet të dëgjohen në seancat kryesore gjyqësore.

Prokuroria ka konstatuar se aktakuza është e bazuar dhe e ligjshme. Ndryshe Lutfi Haziri edhe pas ngritjes së aktakuzës nuk e ka suspenduar Naser Korçën, siç ka ndodhur me të tjerët, duke e shvlefetsuar kështu aktakuzën e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.