Uji Dea

Valon Murati: Nëse kufijtë preken me marrëveshje, janë në funksion të paqes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, e ka vlerësuar si mjaft të rrezikshme mundësinë e krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe që ka autonomi politike e territoriale.

“Kam frikën se mos kjo zhurmë po bëhet që nëpër derën e vogël të na kalojë një asociacion i komunave me shumicë serbe me autonomi politiko-territoriale për serbët këtu. Ky do të ishte varianti më i keq. Një asociacion i tillë i kombinuar me privilegjet juridike që serbët i kanë në kushtetute, e ata me kushtetutë po na bllokojnë çdo ditë, do të ishte e rrezikshme”.

Në lidhje me qëndrimet e presidentit Hashim Thaçi sa i përket dialogut, Murati ka thënë se ka paqartësi terminologjike, ndonëse ekziston edhe ana pozitive ngaqë “është shtruar fuqishëm çështja e Kosovës në botë”.

HW

Kreu i LB-së gjithashtu ka deklaruar se zbatimi i parimit të njëjtë, të reciprocitetit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë.

Ai shtoi se ridefinimi i kufijve mund të jetë në funksion të paqes në Ballkan.

“Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes. Një marrëveshje paqësore e shtron rrugën që nesër Serbia dhe Kosova të kenë raporte normale” është shprehur Murati në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.