UBT

Valon Berisha: Shpresoj që të gjithë tifozët të jenë mirë, më vjen keq që nuk i gëzuam me fitore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Valon Berisha ka shprehur keqardhje që Kosova nuk i gëzoi me fitore tifozët e pranishëm në ndeshjen ndaj Greqisë, si dhe të gjithë shqiptarët.

Të dielën mbrëma, Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 2:0 në udhëtim te Greqia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Të pranishëm në Volos ishin edhe “Dardanët”, të cilët nuk kaluan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tifozët tanë u provokuan e u fyen nga grekët, teksa mes tifozëve pati edhe përplasje.

Lidhur me ndeshjen dhe incidentet e ndodhura ka shkruar reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha.

HW

Ai tha se shpreson që të gjithë tifozët të jenë mirë, për të cilët tha se ata janë krenari.

Mesfushori i Reimsit shprehi edhe keqardhje që Kosova nuk korri fitore.

Postimi i plotë nga Valon Berisha (pa ndërhyrje):

“Se Pari shpresoj qe te jeni gjith mir dhe ishalla ska pasur te lenduar dje nga tifozet ton Shqiptar, ju jeni Krenaria jone, Me vjen keq qe nuk mujtum me ju gzu juve tifozve te pranishem dhe krejt shqiptarve me nje Fitore dje, Raised by War Stronger then Fear”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.