Valon Behrami rikthehet te Watford, tani në rolin e asistentit

Ish-mesfushori i Watford, Valon Behrami, është rikthyer në klub si asistent i drejtorit sportiv, Gian Luca Nani.
40-vjeçari bëri 48 paraqitje në Premier League për Hornets gjatë qëndrimit të tij dy-vjeçar midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017.
“Kur isha lojtar i Ëatford, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje dhe më ka munguar kjo”, tha Behrami për faqen e internetit të klubit.“Dua të ndihmoj në ndërtimin e lidhjes midis stafit teknik dhe klubit, lojtarëve dhe klubit dhe, më e rëndësishmja, me tifozët, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ne do ta arrijmë qëllimin tonë”, vijoi tutje ai.
Kujtojmë se, Behrami i cili luajti 83 ndeshje me kombëtaren zvicerane u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022.