Fundamenti

Valon Behrami, “kasapi” i Bundesligës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Faza e parë e Bundesligës gjermane është mbyllur dhe do të rikthehet më 30 janar me supersfidën mes Wolfsburgut dhe Bayern Munichut. Në këto 17 ndeshje janë përllogaritur të gjitha bilancet, duke nisur nga golat, spektatorët, kartonët e verdhë, penalltitë… Golat – 432 gola janë shënuar në fazën e parë të sezonit 2014- 2015, 53 më pak se vitin e kaluar (458). Mesatarisht janë shënuar 2.82 gola për ndeshje.

Rekordi është realizuar në fazën e parë të sezonit 1984-1985, kur u shënuan 569 gola me një mesatare 3.7 gola për ndeshje. Golashënuesi më i mirë i fazës së parë u shpall sulmuesi i Frankfurtit, Alexander Maier, me 13 gola. Golin më të shpejtë e shënoi mesfushori i Bayer Leverkusenit, Karim Belarabi për 9 sekonda, në fitore 2-0 ndaj Dortmundit, transmeton panorama sport.

Vetëm tre lojtarë arritën të shënonin tripletë brenda një ndeshjeje Huntelaar (Schalke 04), Çupo-Moting (Schalke 04 )dhe Thomas Muller (Bayern Munich).

Autogolat – U shënuan 12 autogola. Ndërsa vitin e kaluar ishin 21. Autogolat më të shumtë në histori i ka fabrikuar Frankfurti (54) dhe Werder Bremen (50).

Hidromorava

Penalltitë – 37 penallti u akorduan, 31 prej të cilave u realizuan me sukses duke pasur një saktësi 83.7 %.

Shikuesit – Në 152 ndeshje ishin të pranishëm 6.582.160, një mesatare prej 43.021 spektatorë për ndeshje.

Kartonët – Në krahasim me fazën e parë të vitit të kaluar (34 të kuq) Bundesliga është bërë më “Fair-play”. Vetëm 21 lojtarë dolën me kartonë të kuq (10 direkt i kuq dhe 11 verdhekuq). Ekipi më “fair-play” është Bajerni, i cili ka marrë vetëm 12 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. Gjithashtu, në ndeshjet e tyre ndaj Freiburgut u shkaktuan vetëm 8 faulle, duke arritur rekord. Ndërsa skuadra më e pisët ishte Leverkuseni me 3 të kuq dhe 39 kartonë të verdhë. Mesfushori kosovar Valon Behrami është cilësuar si “kasapi” i fazës së parë duke shkaktuar 46 faulle.

Orakulli – Për herë të 20-të Bayerni u shpall kampion dimri. Nga 51 kampionë dimri, vetëm 34 prej tyre kanë arritur të fitojnë edhe titullin në fund, pra një probabilitet prej 67%. Ndërsa Bajerni, në 19 rastet e fundit, ka fituar titullin 16 herë, pra një probabilitet prej 84%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.