Uji Dea

Vallja e Bllacës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nazim Bllaca në dëshminë e tij, futi në valle edhe persona të tjerë. Ai përmendi Avdyl Mushkolajn e Rasim Selmanajn. Në seancën e së mërkurës, gjatë marrjes në pyetje nga avokatët e të akuzuarve, Bllaca shpeshherë është vënë në siklet.

Ai më parë kishte thënë se ka takuar Hashim Thaçin, por të mërkurën e mohoi këtë. Ai u pyet edhe për shkuarjen e tij në Serbi në vitin 2007, kontaktet me KFOR-in dhe disa serbë të Kosovës.

Nazim Bllaca në kohën sa pretendon se ishte në Shërbimin Informativ të Kosovës, ishte në gjendje të vrasë nga dy njerëz në ditë. Njeriu, dëshmia e të cilit deri më tani i ka hapur dy procese gjyqësore, njëri i përfunduar, të mërkurën ka deklaruar se në vitin 1999, vrasjet i konsideronte normale, raporton “Express”.

“Në atë kohë, ishte normale të vrasësh njerëz, e sidomos për njerëzit që mendonim se ishin tradhtarë”, ka thënë Bllaca, kur avokati Tahir Rrecaj e ka pyetur për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Mobi Casa

Por sipas dëshmisë së Nazim Bllacës, nuk janë vetëm Gani Geci dhe Adem Salihaj që ai i takoi para se të dalë publikisht me akuza ndaj vetes dhe shumë njerëzve për vrasje.

Bllaca kishte udhëtuar deri në Deçan për t’u takuar me njerëz nga rajoni i Dukagjinit. Gjatë dëshmisë së tij, Bllaca ka përmendur Avdyl Mushkolajn, kryetar i veteranëve nga ky rajon dhe kryetarin aktual të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në interesimin e Haxhi Millakut, avokat i Shaban Sylës, Bllaca pranoi se është takuar me Mushkolajn, e aty rastësisht ka qëlluar edhe Rasim Selmanaj. Por Bllaca mohon se këto takime kanë pasur për qëllim shkaktimin e një klime të rivalitetit politik në mes partive opozitare dhe asaj në pushtet.

“Qëllimi im ka qenë që edhe njerëzit në Dukagjin mos t’i mbështesin krimet që janë bërë pas luftës”, ka thënë Bllaca. Gjatë seancës të së enjtes, Bllaca është ballafaquar edhe me deklaratat e tij që i ka dhënë në prokurori në vitin 2009. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.