Fundamenti

“Vali Ranch Resort”, i pret me shumë kënaqësi, respekt e përkushtim Diasporën

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Jo vetëm kësaj radhe, por edhe viteve tjera ne jemi përgatitur maksimalisht që ta presim Diasporën ashtu siç e meritojnë. Diaspora është strumbullari i të mirave për Kosovën dhe trojet shqiptare. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, ju presim me shumë kënaqësi, është apeli dhe lutja e Fehmi Fetahit pronarit të këtij resorti tashmë të njohur edhe ndërkombëtarisht.

“Mirë se vini Diasporë. Vali Ranch-Resort, është adresa e juaj e duhur në atdhe”, ky është slogani që resorti më i njohur në vend i ka përgëzuar bashkatdhetarët që po vazhdojnë të qëndrojnë dhe të vijnë në Kosovë.

Është pronari i këtij resorti që ka zgjedhur fjalët më të mira për Diasporën për faktin se ai vet është mërgimtar dhe e njeh mirë fjalën mërgimtar.
“Jo vetëm kësaj radhe, por edhe viteve tjera ne jemi përgatitur maksimalisht që ta presim Diasporën ashtu siç e meritojnë. Diaspora është strumbullari i të mirave për Kosovën dhe trojet shqiptare. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, ju presim me shumë kënaqësi” është apeli dhe lutja e Fehmi Fetahit pronarit të këtij resorti tashmë të njohur edhe ndërkombëtarisht.

Fetahi thotë se resorti i tij përherë sjell risi, zhvillime e ngjarje të freskëta për diasporën, por edhe të tjerët që vendosin të përzgjedhin ambientet e këtij gjiganti turistik. “Është vërtet kënaqësi kur sheh lumin e njerëzve teksa qarkullojnë përgjatë kompleksit dhe të mirave që ofron resorti. Është kënaqësi kur sheh gati një qytet të tërë që ndodhet brenda kompleksit tonë. Dhe unë dhe stafi ynë normalisht që marrim të gjitha masat që vizitorët tanë të ndihen komod dhe të relaksuar” tha Fetahi për rajonipress.

Fundamenti

Fehmi Fetahi mendon se resorti i tij ka qen edhe në shërbim të popullatës pasiqë punëson mbi 120 punëtor gjatë sezonës verore. “Stafin dhe tërë infrastrukturën tjetër e kemi të kualifikuar. Normalisht në Kosovë po bëhet çdo ditë e më vështirë fuqia punëtore, por ne jemi shumë korrekt me punëtorët dhe deri tani nuk kemi pasur ndonjë problem në këtë drejtim” u shpreh Fetahi.

Ndryshe resorti më i madh në rajon “Vali Ranch-Resort” ka një pamje mahnitëse që përshkruhet me ambiente të bukura argëtimi e relaksi, tashmë nga këto pamje edhe e ka emrin Qyteti i Bardhë./rajonipress/