Mobi Casa

“Vali Ranch Resort” – Aty ku mund të shijoni specialitete të bëra me plot dashuri dhe delikatesë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ejani dhe përjetoni qetësi, relaksim dhe pamje të mrekullueshme të natyrës! Askund tjetër pos në vendin dhe hapësirën e mrekullueshme të Qytetit të Bardhë, të rrethuar me pamje mahnitëse, të zbukuruar me gjelbërim e me natyrë përrallore. “Vali Ranch Resort” dhe “Steak House” ju presin që të përjetoni momente dhe qaste të paharruara.

Vetëm në “Steak House” by Vali Ranch Resort! Jeni të mirëseardhur duke shijuar dhe specialitete të bëra me plot dashuri dhe delikatesë!

Resorti “Vali Ranch”, ndër më të frekuentuarit dhe më të njohurit në rajon për nga shërbimet dhe cilësia po vazhdon të ndjek trendet e klientëve edhe përkundër pandemisë dhe humbjeve të shumta që po ndodhin tek bizneset dhe ekonomia kosovare.

“Vali Ranch” nuk është ndalur dhe as që e ka reduktuar numrin e punëtorëve dhe kjo krejt falë zemërgjerësisë së pronarit Fehmi Fetahi.”Synimi im ishte që të ruaj strukturën e punëtorëve dhe mos ta largojmë asnjë nga puna. Kështu edhe ka ndodhur sepse jemi të gjithë të angazhuar dhe punohet me dashuri e optimizëm” u shpreh Fetahi.

UBT

Fetahi thotë se ka shumë vërejtje dhe pakënaqësi rreth mënyrës si janë marrë masat AntiCovid ose si janë zbatuar në teren.”Jemi dënuar disa herë dhe krejt pa arsye, por meqë ishte ligji i tillë i kemi respektuar ato dënime krejt të panevojshme” tha Fetahi për rajonipress.

“Vali Ranch” është lider i turizmit dhe vizitave të shumta nga mbarë treva shqiptare dhe kjo na gëzon thotë Fetahi dhe shton se kjo klientelë e përzgjedhur është edhe një përgjegjësi e dyfishtë për stafin tonë profesional.

Ndryshe në kuadër të “Vali Ranch” është hapur edhe “Steak House”, vendi ku mund të shijohet me plotë dashuri dhe delikatesë specialitetet e shumta që ofron ky ambient./rajonipress/

https://www.facebook.com/fehmi.fetahi.7

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.