FITORJA

Valentina Smajli nuk rizgjidhet më në kryesinë e SP-PS

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pasi që pak ditë më parë, Partia Socialdemokrate e qytetit të Lucernit nuk e kishte kandiduar për rizgjedhje në komisionin për natyralizim, politikania shqiptare-zvicerane Valentina Smajli nuk gjeti vend as në kryesinë e kësaj partie, në nivelin qendror, ku ajo bënte pjesë katër vitet e fundit.

Në kuvendin e mbajtur më 8 dhe 9 shtator në Lugano, kjo parti nuk e ka rizgjedhur Valentinën në postin që kishte. Shkak për këtë ishte se ajo nuk ka gëzuar mbështetje nga dega kantonale e partisë së saj.

Por arsyet për këtë mos mbështetje duket se qëndrojnë më thellë, pikërisht në konfliktin që ajo ka pasur me kolegun e saj nga partia, Simon Roth, të cilin ajo e kishte denoncuar për zbulimin e të dhënave interne nga komisioni për natyralizim. Ky denoncim i ka prishur punë Smajlit edhe në rastin e zgjedhjeve për kryesinë e SP-së, të dielën.

Deputetja nga radhët e SP-PS në Parlamentin e Zvicrës Jacqueline Fehr ka thënë se moszgjedhja e Valentinës është me siguri një hendikep, por që megjithatë nuk duhet dramatizuar.

FIDANISHTJA

“Kjo doli si rezultat i një ballafaqimi demokratik të kandidatëve shumë të fortë. Janë zgjedhur ata të cilët kanë qenë më bindës me paraqitjen e pikëpamjeve të tyre politike”, ka thënë Fehr.

Ndërsa kryetari i JUSO-s, Philip Roth, që është edhe vëllai i Simon Roth nga Lucerni, ka thënë se nuk ka arsye politike për moszgjedhjen e Valentinës por shkas mund të jetë “paraqitja e saj e papërshtatshme në medie duke vënë në pozitë të vështirë partinë e saj”.

Megjithatë, Valentina Smajli nuk do të braktisë partinë e saj. Siç ka thënë në gazetën “Luzerner Zeitung”: “Nuk është partia por persona të caktuar të cilët ushtrojnë forcën e tyre në parti, ata që janë pozicionuar kundër meje”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.