Uji Dea

Valentina: Rezultatet e grave shihen kudo në jetën shoqërore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Organizuar nga Komuna e Gjilanit, sot është shënuar simbolikisht 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku pjesëmarrës ishte një numër i konsiderueshëm i grave gjilanase. Me këtë rast para grave të pranishme, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka uruar atyre festën dhe pohoi se kjo është ditë e veçantë, por edhe shumë e rëndësishme, sepse përditë e më shumë rezultatet e grave shihen kudo në jetën shoqërore, institucionale, por fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik.

“Kjo ditë është shumë e veçantë për të gjitha gratë. Duhet të jemi të fuqishme që të drejtat tona ti meritojmë me punë dhe angazhim të përditshëm. 8 Marsi është çdo ditë dhe në këtë drejtim duhet të angazhohemi secila prej nesh. Uroj që vitet e ardhshme të mos festohet, por të protestohet për të drejta të barabarta. Gruaja gjilanase ka dijeninë që të bëjë punët e shtëpisë, ka sukses në udhëheqje të shoqatave, të institucioneve dhe gjitha punët e tjera i kryen me përgjegjësi të lartë dhe sinqeritet. Ndjehem krenare që gratë e Gjilani munden dhe dinë të plasojnë vlerat, punët dhe angazhimet e tyre konkrete në jetën shoqërore”, ka thënë ajo duke i uruar të gjitha gratë edhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Hidromorava

Poashtu gratë e pranishme në këtë takim, kishin rastin që nga afër të shohin ekspozitën me fotografi të përgatitur nga Myzafere Kqiku, që pasqyrohej gruaja në aktivitete të ndryshme, karshi burrave, sikur që edhe të jenë pjesë e koktejit të përgatitur nga reqeta të ndryshme të kuzhinës gjilanase që janë produkte të punës së grave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.