Valentina, elektrizon elektoratin e LDK-së

Gjilan – Ish deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi e cila edhe është kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, në takimet që po i mbanë me aktivistet dhe elektoratin e LDK-së, ka gjetur përkrahje dhe mbështetje në mesin e tyre, duke e parë si favorite absolute për të qen sërish deputete e ardhshme.
“Tē gatshme për fitore, në lagjen “Rruga e Prishtinës”. Kështu ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi e cila ka takuar aktivistet dhe elektoratin e saj brenda LDK-së. Ish deputetja dhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së thotë se ndihet krenare kur del përballë votuesve të saj.”Jam krenare kur i takojë votuesit e mi dhe elektoratin e gjerë sepse kam punuar gjithmonë për interesat e tyre dhe kam mbrojtur me fanatizëm çdo kërkesë apo propozim që ka rrjedh nga Gjilani dhe Anamorava” ka thënë Rexhepi.
Valentina Bunjaku Rexhepi thotë se pret fitore absolute, meqë mbështetja për të edhe kësaj radhe është e madhe. “I gëzohem kësaj përkrahje që më vije nga aktivistet e Forumit të Gruas që janë shtylla kryesore e LDK-së. Janë të palodhshme dhe të gatshme për të ndihmuar çdo proces në LDK-së dhe në veçanti ka një entuziazëm të madh për ta votuar masovikisht kryeministren e ardhshme Vjosa Osmanin” ka shtuar Bunjaku./rajonipress/